Telegrafi

“Vallah”, këngë e re nga Labi: Për ju që më qëndruat afër në bazë të vlerave që kam e që i ndërtuam së bashku gjatë këtyre 20 viteve

(Foto: Screenshot/YouTube/Labinot Tahiri Official)

“Vallah” është titulli i këngës më të re të Labinot Tahiri që e ka sjellë të shoqëruar me videoklip.

“Kënga e re nga unë, për ju që më qëndruat afër në bazë të vlerave që kam e të cilat ato i ndërtuam së bashku gjatë këtyre 20 viteve”.

“Kënga ‘Vallah’, tanimë është para jush me zërin tim, temën e këngës dhe klipin i ri. Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi deri ne realizimin e këtij projekti: Dhe faleminderit Publik i dashur shqiptar. Ju dua, Labi”, shkruan në njoftimin e këngëtarit.

Bini Diez qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën, ndërsa Donjeta e ka shkruar tekstin.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Amia Studio që e ka xhiruar videon muzikore. /Telegrafi/