Site icon Telegrafi

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Gjatë spektaklit të natës së sotme, Gjesti u përball me zgjedhjen e tij në “Valixhën e tundimeve”.

Teksa bisedonte me Ledion Liçon, ai shpjegoi arsyet e vendimeve të tij, ndërsa Rizarta ndau ndjenjat e saj për situatën e papritur.

Biseda mes tyre vijoi kështu:

Ledion Liço: Pse zgjodhe Rizartën?

Gjesti: Unë zgjedh kë të dua. Është e mirë, ndaj e zgjodha.

Rizarta: Ishte pak e sikletshme nata e parë që fjeta me Gjestin, u surprizova nga vendimi. Nuk mund të them që ekziston një afrimitet mes nesh.

Më tej, Gjesti sqaroi edhe përse ndau biletat me disa nga banorët e tjerë:

Gjesti: Danja është ndryshe nga vajzat e tjera, nuk flet egër.

“Aldon kam pasur keqkuptime, por e ka zemrën e mirë. Livia ka qenë e drejtë me Rozanën, ndërsa kjo e fundit është munduar ta nxjerrë jashtë. Me Tirin po rri pak më shumë, kam energji me të.

Kelly-n e shoh njësoj si të tjerët, shkoj mirë me të”.

Në lidhje me situatën me Rozanën, Gjesti tha:

Gjesti: Natën e parë dorëzova për Rozanën sepse jashtë më mori valixhen. Herën e dytë e pashë duke ardhur drejt shtratit tim, por u step. Mendoj se ka qenë xheloze që unë kam pasur valixhen.

Unë asnjëherë nuk i kam thënë asaj “a të bëra kundërshtare”, nuk e kuptoj pse vjen të më marrë me të mirë.

Ky moment ka shtuar më tej tensionet mes banorëve, duke ngritur pikëpyetje mbi strategjitë dhe aleancat në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version