Telegrafi

Valixhet e udhëtarëve u hodhën qëllimisht nga punonjësja e aeroportit (Video)

Vanessa Marsh po udhëtonte me aeroplan prej aeroportit të Honolulut në Hawaii, për në Phoenix të Shteteve të Bashkuara, kur pa një punonjëse se si po i hidhte valixhet.

Në vend se t’i vendoste si duhet në shtegun e pjerrët, ajo i përplaste pa asnjë kontroll, transmeton Telegrafi.

“Zgjidhet misteri, i të gjitha gjërave të thyera apo të dëmtuara që i kam gjetur pas udhëtimeve”, ka shkruar Marsh, përbri videos në postuar në Twitter.

Ngjarja është bërë virale menjëherë, pasi shumë udhëtarë kanë gjetur gjësendet e tyre të dëmtuara në të njëjtën formë.

Zyrtarët e aeroportit ku ndodhi ngjarja, kanë thënë se po bëjnë hetime të brendshme, ndërsa kanë kërkuar falje për ndodhinë. /Telegrafi/