Këngëtarja e madhe Adelina Ismaili muajin e kaluar është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.
Adelina është shumë e kursyer në rrjetet sociale, duke e mbajtur me fanatizëm privatësinë e saj vetëm për vete, pa e ndarë me të tjerët në rrjetet sociale.
Por, e njëjta gjë nuk ndodh me Valin, i cili në llogarinë e tij personale në Facebook, ka publikuar fotografinë e parë të Adelinës bashkë me të birin.
Vërehet qartë se Adelina ka shumë dashuri për të voglin Uliks, i cili tashmë ka ndryshuar komplet jetën e saj. /Telegrafi/