Site icon Telegrafi

Vali Corleone në ndihmë Kumanovës

E njohim si njërin prej personazheve më ekscentrikë shqiptarë, mirëpo Vali Corleone ka edhe anën e butë shpirtërore dhe humanitare.

Princi nga Gjilani ka marrë një iniciativë për të ndihmuar familjet e atyre që humbën jetën dhe familjet e atyre që gjenden në burgjet e Maqedonisë, pas konfliktit në Kumanovë.

“Pas shumë thirrjeve që më janë bërë nga populli për ndihmë në Kumanovë dhe për ndihmë të familjeve të atyre që e humbën jetën dhe atyre që gjenden në burgjet e armikut, kam marrë iniciativë që, jo vetëm unë, PrincValentino Corleone, por duhet të ndihmoni të gjithë nga të gjitha trojet e ‘Big Albania’”, shkruan mes tjerash në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për njerëzit e goditur nga tragjedia pas sulmit të policisë maqedonase në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës. /Telegrafi/

Exit mobile version