Agjenti i Borja Valeros, Alejandro Camano beson se mesfushori spanjoll mund të fitojë Scudetton me Interin këtë sezon.
Sezoni i parë i Valeros në Inter e ka parë atë të ndihmojë skuadrën e tij në luftën për titull të Serie A.
Sipas agjentit të tij, Camano, klienti i tij po kalon një kohë të madhe në në San Siro dhe mund ta fitoj titullin këtë sezon.
“Për të, kjo është një përvojë e mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Camano për Tuttomercatoweb.
“Ai është në një ekip të shkëlqyer me një trajner shumë të mirë. Ai është shumë, shumë i lumtur”.
“Borja Valero ishte shumë i gatshëm të largohej nga Firence, por tani ai po luan për një ekip të shkëlqyer”.
“Objektivat e Interit? Ata duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve në vitin e ardhshëm, por liga Italiane është shumë e vështirë: Interi ka disa kundërshtarë shumë të vështirë si Juventusi, Napoli, Roma dhe Lazio”
“Objektivi i tyre është të arrij katër vendet e para, por unë jam duke mbështetur Interin për Scudetto: Më pëlqen t’i shoh në TV. Ata janë një nga skuadrat që po luajnë më së miri”, përfundoi agjenti i Valeros. /Telegrafi/