Në emisionin Top Show të “Top Channel” jo rrallë herë debatohet nxehtë.
Ishin Valeri, ish konkurenti i Big Brother Albania ai që së bashku me prezantuesen e njohur Roza Lati debatuan për operacionet plastike, transmeton Telegrafi.
Roza i hodhi kunja Valerit për rregullimin e hundës ndërsa nuk mungoi reagimi i tij duke i kujtuar në sy të gjithëve se ajo ka fryrë buzët.
Roza kohëve të fundit ka qenë pjesë e mediave rozë pas bashkimit me ish të dashurin e saj, këngëtarin Stine, në spektaklin “Dance with me”, mirëpo thashethemet për operacionet plastike të vajzës, e cila hiqej si natyrale gjatë debatit nuk kanë munguar asnjëherë./ Telegrafi/