Site icon Telegrafi

Valentin Toçi, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Valentin Toçin këshilltar për çështje ekonomike.

Toçi është doktor i shkencave ekonomike nga Staffordshire University (Britani e Madhe) dhe ka zhvilluar karrierë akademike, fillimisht në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe në disa universitet tjera, si në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), Kolegjin Riinvest dhe në Universitetin e Prizrenit. Si bursist i Fulbrightit, Toçi ka kaluar një semestër studimor në New York University-Stern School of Business.

“Toçi ka po ashtu një sfond të suksesshëm të praktikës profesionale, kryesisht në sektorin bankar në Kosovë, si krye-ekonomist në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve në Bankën Ekonomike sh.a”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. “Zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik është prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj, angazhimi i kuadrove të dëshmuara, pritet të jap rezultate të rëndësishme në këtë drejtim”.

Exit mobile version