Telegrafi

Valencia i vë çmim Ferran Torresit, të cilin City e kërkon si zëvendësim për Sane

Ferran Torres (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Valencia i ka vënë çmim shënjestrës së Manchester Cityt, Ferran Torres. Ai kushton 43 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Klubi anglez e ka identifikuar 20-vjeçarin si zëvendësues potencial të Leroy Sane, i cili iu bashkua Bayern Munichut.

Spanjolli do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Mestalla, mirëpo ka një klauzolë për prishjen e kontratës, nga e cila Los Che nuk po heqin dorë.

(Foto: UEFA – Handout via Getty Images/Guliver)

Fakti që mund të luajë në të dy krahët, ka bërë që të shndërrohet në prioritet për Pep Guardiolan që dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Man City përpilon listën me pesë transferimet që pritet t’i bëjë pas heqjes së dënimit nga UEFA

Në sezonin që lamë pas, Torres ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 33 paraqitje në La Liga.

Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë të interesuar për shërbimet e tij, mirëpo City mbetet favorit. /Telegrafi/