Skuadra spanjolle e Valencias i ka vendosur çmimin për largimin e mundshëm mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.
Për shërbimet e reprezentuesi shqiptar raportohet se interesim ka shprehur Arsenali.
Madje sipas disa lajmeve janë hapur bisedimet për transferimin e tij në Emirates.
Por, Valencia po kërkon plotë 21 milionë funte për Mustafin nga skuadra e trajnerit, Arsene Wenger.
Mbetet të shihet nëse anglezët do ta transferojnë shqiptarin, pasi Arsenali tashmë pas lëndimit dhe mungesës prej pesë muajve të Per Mertesacker po kërkojnë një lojtar të pozitës së qendër-mbrojtësit.