Site icon Telegrafi

Valencia refuzon që të bisedojë me Interin për Joao Cancelos, data dhe çmimi nuk ndryshojnë

MILAN, ITALY - APRIL 17: Joao Cancelo of FC Internazionale Milano celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between FC Internazionale and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on April 17, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Valencia ka refuzuar të bisedojë me Interin për çmimin e Joao Cancelos.

Mbrojtësi i djathtë është në huazim nga Nerazzurrët, ku ata mund ta blejnë për 35 milionë euro para 30 majit.

Interit duhet të arrijë qëllimet e Financial Fair Play, ku duhet të ketë 40 deri në 50 milionë euro në arkat e klubit.

Cancelo në duel (Getty)

Interit ka besuar që Valencia do ta lejojë që ta paguajë pas muajit maj, por sipas Gazzetta dello Sport, ky propozim është hedhur poshtë.

Mësohet se tashmë ka oferta që kapin shifrën e 50 milionë eurove nga klubet e Ligës Premier.

Art në garë mbeten edhe Real Madridi dhe Juventusi që janë shumë të interesuar për lojtarin.

Cancelo kundër Napolit. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Los Che nuk duan të pranojnë apo të flasin për shifra të tjera për mbrojtësin që tashmë e ka gjetur vetëm mjaftë mirë te Interi.

Valencia e ka konfirmuar se do ta blejë Geoffrey Kondogbia për 25 milionë euro. /Telegrafi/   

Exit mobile version