Valencia është duke tentuar ta rikthej nga huazimi mbrojtësin e djathtë Joao Cancelo nga Interi.
Sipas Superdeporte, Valencia e shes Cancelon si përforcimin e tretë të janarit pas ardhjes së Luciano Vietto dhe Francis Coquelin.
Trajneri Marcelino do të pres deri në ditët e fundit të afatit kalimtar për këtë transferim.
Edhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka thënë se pret nga Interi që ta lirojë lojtarin. Por, Nerazzurrët nuk e kanë ndërmend që ta lirojnë lojtarin, pasi ai është kthyer nga lëndimet.
Ai këtë sezon i ka filluar pesë ndeshje.
Klub italian e ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 25 milionë euro. /Telegrafi/