Site icon Telegrafi

Valencia ofron 10 milionë euro për Coquelin

COLOGNE, GERMANY - NOVEMBER 23: Francis Coquelin of Arsenal in action during the UEFA Europa League group H match between 1. FC Koeln and Arsenal FC at RheinEnergieStadion on November 23, 2017 in Cologne, Germany. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Valencia ka bërë ofertë në vlerë prej 10 milionë eurosh për mesfushorin e Arsenalit, Francis Coquelin.

26-vjeçari ka mbetur jashtë planeve të Arsene Wenger duke startuar vetëm në një ndeshje këtë edicion.

(Foto: Getty Images)

Trajneri i Topçinjve preferon Aaron Ramseyn, Granit Xhakën dhe Jack Wilsheren në mesfushë, ashtu që Coquelin ka mbetur në bankën rezervë.

Prandaj e ardhmja e francezit pritet të jetë larg nga Emirates. Lajmin për interesimin e Los Che e publikoi të hënën Cadena Ser.

Ndërsa tash Cope Valencia bën të ditur se klubi spanjoll i ka ofruar mesfushorit ofensiv kontrata prej tre vjet e gjysmë.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, oferta për Arsenalin është 10 milionë euro (që mund të shkojë deri në 12 milionë euro me anë të bonuseve, varësisht nga paraqitjet e lojtarit).

Për shërbimet e Coquelin ka klube të interesuara edhe në Ligën Premier, njëri prej tyre është West Ham Unitedi. /Telegrafi/

Exit mobile version