Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, tani është cak kryesor i Valencias pas zërave nga Inter, Roma dhe Napoli.
Anësori 28-vjeçar i cili luan në dy anë e mbrojtjes, por edhe në qendër nëse ka nevojë, është një profil shumë i pëlqyer nga skuadrat evropiane.
Unitedi e transferoi atë nga Torino për 18 milionë euro në vitin 2015 dhe pavarësisht minutave të pakët trajneri Jose Mourinho nuk dëshiron ta lëshojë italianin.
Pas Interit, Romës e Napolit, tani në Spanjë janë të bindur se Valencia kanë bërë një ofertë për Darmianin.
Në rast të transferimit lojtari i Man Utd në Mestalla Stadium do të gjejë italianin tjetër Simone Zaza, i cili po kalon në një formë të mirë te Los Che.
Italiani është paraqitur në katër ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, tri në Ligën e Kampionëve dhe po aq në EFL Cup.
Çmimi aktual i Darmianit është rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TdmL4ikq7yo