Elseid Hysaj pritej të transferohej te Valencia në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Por marrëveshja mes lojtarit dhe klubit spanjoll mund të dështoj.
Shkaku mbetet këkresa e madhe e Napolit, që për ta lënë të lirë mbrojtësin po kërkon 20 milionë euro.
Spanjollët nuk ofrojnë më shumë se 12-13 milionë euro për Hysajn, ndërkohë nga ana tjetër Napoli nuk heq dorë nga 20 milionë euro.
Mediat italiane kanë shkruar se marrëveshja mund të dështoj nëse Napoli nuk i ulë kërkesat.
Kështu, bisedimet po shkojnë drejt dështimit, ndërsa fryma e optimizmit është vetëm te menaxheri Giuffredi, i cili ende beson se transferimi mund të mbyllet brenda afatit të merkatos.
Mbeten për t’u parë zhvillimet në orët e fundit, por spanjollët ia kanë lënë topin Napolit.
Interesim gjatë verës për Hysajn kishin shfaqur skuadra si Roma, Inter, Atletico Madrid e Schalke 04. /Telegrafi/