Valencia është kthyer në garë për mesfushorin e Juventusit, Hernanes.
Braziliani iu bashkua Bianconerëve nga Interi verën e shkuar, por nuk ka treguar dhe shumë në Torino.
I njohur me nofkën ‘Profeti’ nuk ka zhvilluar shumë ndeshje dhe në shumë raste ka qenë alternativ e mesfushorëve startues.
Sipas Super Deporte skuadra e Valencias është kthyer ta kërkojë lojtarin.
Klubi i La Ligas besojnë më shumë në Hernanes, pasi objektiv i tyre është edhe Mario Suarez. /Telegrafi/