Valencia ka kritikuar publikisht përdorimin e imazheve të Vinicius Junior duke bërë thirrje për abuzim racor në Mestalla në maj gjatë galës së Topit të Artë.
Braziliani po merrte çmimin Socrates në gala mbrëmjen për kontributet humanitare për udhëheqjen e luftës kundër racizmit në futbollin spanjoll, si dhe kontributin në edukimin e fëmijëve në Brazilin e tij të lindjes.
Teksa mori çmimin, Vinicius u shfaq në një montazh që e tregonte atë duke u ballafaquar me turmën e tifozëve për të paralajmëruar autoritetet për ata që po e abuzonin në baza racore.
.@vinijr after winning the Socrates Award! #prixsocrates with @peaceandsport / #ballondor pic.twitter.com/UakgEeirhP
— Ballon d'Or (@ballondor) October 30, 2023
Megjithatë, Los Che nuk e mori me dashamirësi këtë, duke lëshuar një deklaratë publike dhe duke kërkuar respekt.
“Valencia shpreh keqardhje për përdorimin e imazhit tonë në galën e Topit të Artë dhe lidhjen e saj me sjellje të izoluara që klubi ndoqi urgjentisht dhe me vendosmëri, duke zbatuar dënimin më të rëndë për ata që ishin përfshirë”.
“Ne përsërisim dënimin tonë më absolut të racizmit, por kërkojmë gjithashtu respektin maksimal për tifozët tanë dhe klubin tonë”, thuhej në komunikatë. /Telegrafi/
El @valenciacf lamenta el uso en la gala del Balón de Oro de nuestra imagen y su asociación a unos comportamientos aislados que el Club persiguió de forma urgente y tajante, aplicando el castigo más severo a los implicados.
Reiteramos nuestra condena más absoluta contra el…
— Valencia CF (@valenciacf) October 30, 2023