Telegrafi

Valencia kërkon Rojon, Unitedi e refuzon

Raportohet se Valencia ka bërë një ofertë për të marrë Marcos Rojon nga Manchester United në formë huazimi për një sezon.

Me Shkodran Mustafin të vendosur të largohet drejt Arsenalit, ‘Los Che’ janë hedhur në sulm për t’u përforcuar me një qendërmbrojtës, para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sipas Daily Mirror, një nga opsionet që është duke u hulumtuar është argjentinasi Rojo, i cili është ende në funksion në Ligën Premier për ‘Djajtë e Kuq’ këtë sezon.

Lexo po ashtu Mourinho flet pas fitores, tregon objektivin e vetëm të Unitedit

Gazeta angleze raporton se Valencia ka dorëzuar ofertën e tyre më herët të hënën, por agjenti i lojtarit është i bindur se klubi nga Old Trafford duan të mbajnë mbrojtësin.

“Manchester United kanë refuzuar disa oferta nga Anglia dhe nga jashtë për të shitur lojtarin. United dëshiron që ai të qëndrojë”, ka thënë Carlos Goncalves për Sport Witness. /Telegrafi/