Telegrafi

Valencia ka frikë se Reali do ta kërkojë Rodrigo Morenon

Rodrigo Moreno (Foto: Getty Images)

Derisa po afrohet fillimi i sezonit të ri, Valencia dëshiron të sigurojë të ardhmen e Rodrigo Morenos dhe Goncalo Guedes.

Sa i përket situatës së sulmuesit, ekziston një konkurrencë e madhe e klubeve nga Liga Premier, Serie A dhe së fundimi edhe Real Madridi është përfshirë në garë.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Los Blancos janë në kërkim të sulmuesve, prandaj Los Che kanë frikë se Mbretërit mund t’ua rrëmbejnë sulmuesin.

Trajneri Julen Lopetegui e pëlqen lojën e 27-vjeçarit, të cilin e kishte marrë në Kampionatin Botëror.

Rodrigo Moreno (Foto: Getty Images)

Moreno ka klauzolë prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës, mirëpo një ofertë ndërmjet 60 deri në 80 milionë euro, do të pranohej nga Valencia.

Tash për tash Los Che janë të qetë, mirëpo janë duke u përgatitur për ndonjë ofertë eventuale në momentet e fundit. Vet lojtari ka thënë se është i lumtur në Mestalla.

Nga ana tjetër, Valencia ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë eurosh nga Paris Saint-Germaini për Goncalo Guedes. /Telegrafi/