Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar në Spanja, Real Madridi është duke punuar për një sulmues.
Rodrigo Moreno mbete zgjedhja e parë, por drejtori sportiv i Valencias, Mateu Alemany, ia ka zbuluar mbretërve çmimin e tij.
Sipas tij ai kushton hiq më pak se 120 milionë euro, aq sa e ka klauzolën.
“Nuk jam kontaktuar nga ata (Real Madrid)”.
“Nëse ata i ofrojnë 120 milionë euro, nuk kemi çfarë të bëjmë, por Rodrigo duket shumë i lumtur dhe i motivuar këtu”.
“Rodrigo është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne dhe ne duam që ai të qëndrojë”, ka thënë Alemany për BeIn Sport.
Rodrigo është brazilian por luan me Spanjën, ndërsa karrierën e ka filluar te Real Madridi u ka luajtur për skuadrën B dhe C. /Telegrafi/