Telegrafi

Valencia ia ofron Mustafin gjigantit italian

Lajme të mira për Milanin, pasi Valencia janë të gatshëm që ta lënë Shkodran Mustafin të largohet këtë verë për shifrën e 20 milionë eurove.

Zgjedhja e parë e Milanit është Mateo Musacchio, por Villarreal duan më shumë se 30 milionë euro për qendërmbrojtësin argjentinas.

Kështu, me Daniele Ruganin që vlerësohet me një shumë të ngjashme nga Juventusi, Rossonerët janë kthyer në drejtim të mbrojtësit shqiptar, Mustafit.

Sipas asaj që pretendon Marca, Valencia janë të gatshëm të sakrifikojnë Mustafin në tregun e transferimeve, në mënyrë për të mbajtur mesfushorin Andre Gomes dhe për këtë mundësi ata kanë njoftuar edhe Milanin.

Klubi spanjoll ka nevojë për të mbledhur fonde të shpejta dhe reprezentuesi gjerman duket se kandidati më i mundshëm për t’u shitur.

Mustafi nuk llogaritet si i huaj në Serie A, pasi 24-vjeçari shqiptar ishte në Sampdoria nga janari 2012 deri në gusht 2014.

Skuadra italiane e shitën në Valencia për 8 milionë euro dhe që atëherë çmimi i tij është më shumë se i dyfishuar. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet