Pasi kishte një përvojë të hidhur te Interi, mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia, po i çmend të gjithë me paraqitjet e tij te Valencia.
Kur luante me Sevilla ra në sy të të gjitha klubeve dhe këtë po e bën përsëri.
Paraqitjet e tij e kanë bindur Valencian që të paguajë 25 milionë euro për ta shkëputur përfundimisht nga Interi.
Por Valencia nuk do ta mbajë në klub, pasi ka një ide tjetër.
Presidenti i skuadrës spanjolle, Peter Lin, shpreson ta përdorë kartonin e Kongdobias për ta ndërruar me sulmuesin Goncalo Guedes, që gjithashtu luan si huazimi te Valencia.
PSG e vlerëson portugezin 30 milionë euro.
Por nëse Valencia është e gatshme që t’ia ofrojë PSG-së, Geoffrey Kondogbian, atëherë francezët janë të gatshëm ta ndërrojnë kokë për kokë. /Telegrafi/