Valencia ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Francis Coquelin, raportojnë mediat franceze dhe spanjolle.
Francezi ka mbetur jashtë planeve të Arsene Wenger duke startuar vetëm në një ndeshje këtë edicion.
Është raportuar se oferta e Los Che është 10 milionë euro (që mund të shkojë deri në 12 milionë euro me anë të bonuseve, varësisht nga paraqitjet e lojtarit), ndërsa tash thuhet se gjërat janë drejt finalizimit.
RMC Sport ka bërë të ditur se dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda 24 orëve.
Vet lojtari pritet të nënshkruajë kontratë prej katër vjet e gjysmë me klubin e ri.
Wenger preferon Aaron Ramseyn, Granit Xhakën dhe Jack Ëilsheren në mesfushë, ashtu që Coquelin ka mbetur në bankën rezervë. Prandaj e ardhmja e 26-vjeçarit pritet të jetë larg nga Emirates.
West Hami është një prej klubeve tjera që ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit. /Telegrafi/