Site icon Telegrafi

Valencia arrin marrëveshje me Murillon, po negociohet edhe për Kondogbian

Raportet e shumëfishta italiane pretendojnë se Interi është duke hartuar kontratat për Jeison Murillon për t’u bashkuar me Valencian për 13 milionë euro, ndërsa po negociohet ende për Geoffrey Kondogbia.

Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, marrëveshja më në fund është arritur pas disa javësh të negociatave.

Nerazzurrët kanë kërkuar 15 milionë euro, por kanë pranuar një ofertë me vlerë 13 milionë euro të huazimit me detyrim për ta blerë në fund të sezonit, ku mund të ketë edhe disa bonuse si dhe një përqindje e çmimit të transferimit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Interi i jep një javë kohë Valencias për transferimin e Murillos

Marrëveshja është bërë e gjitha edhe mes skuadrave pasi që Murillo kohë më parë ka rënë dakord me kushtet personale me klubin spanjoll.

Një njoftim zyrtar pritet nesër, kur reprezentuesi kolumbian pritet të bëjë teste mjekësore.

Valencia vazhdon të negociojë me Interin pasi raportet Geoffrey Kondogbia kërkuan një transferim në Spanjë.

Lexo po ashtu Interi takohet me agjentin e Kondogbias, lojtari ka ofertë nga Valencia

Në anën tjetër edhe mesfushori francez, Kondogbia, i cili iu ka thënë drejtuesve se dëshiron një lëvizje në La Liga pas javëve të interesit nga Valencia është në negociata me klubin spanjoll.

Megjithatë, çmimi prej 35 milionë eurove është përtej mundësive të tyre dhe të dy klubet po përpiqen të gjejnë një zgjidhje dhe çmimin që mund të përpunohet si një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Një opsion tjetër do të ishte që Valencia të nënshkruante me Kondogbian drejtpërdrejt për një çmim shumë më të vogël, por me Interin duke fituar një përqindje për çdo transferim të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version