Real Madridi ka fituar derbin e javës së 21-të në La Liga, pasi ka mposhtur Valencian në udhëtim me rezultat 4-1.
Mbretërit kanë vazhduar me fitore në kampionatin spanjoll pasi kanë fituar derbin e javës në Mestalla ndaj Valencias.
Golat në këtë takim u shënuan nga Santi Mina (59′) për vendasit, ndërsa për Realin shënuan Cristiano Ronaldo (16′, 38′), Marcelo (84′) dhe Toni Kross (89′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili u vlerësua me notë të lartë 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e Valencias, Martin Montoya, i cili u vlerësua me notë 5.4. /Telegrafi/
Valencia:
Real Madrid: