Një valë përmbytjesh katastrofike përfshinë Qipron, duke shkaktuar 4 viktima.
Ata humbën jetën në qytetin bregdetar të Kirenias në pjesën veriore turko-qipriote të ishullit.
Lumenjtë dolën nga shtrati duke krijuar valë të rrëmbyeshme që morën përpara dhjetëra automjete, duke i zhvendosur pranë bregut të detit.
Dëmtime pati në shumë rrugë e ndërtesa, përcjell tvklan.al, ndërsa autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave dhe institucioneve publike.
Reshjet e dendura vijojnë prej të mërkurës dhe kanë përfshirë gjithë ishullin.