Stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, është një emër jo pak i folur në mediat rozë.
Shkak për këtë gjë bëhen shpesh veshjet e bukura që punon për emrat e shumtë të estradës, por në hije nuk kanë mbetur as lajmet nga jeta private e tij.
Së fundmi, ai ka udhëtuar në Doha të Katarit, për të kaluar disa ditë pushimi.
Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi të realizuar rrugëve të qytetit, ku shfaqet i veshur si sheik.
Një veshje e tillë sillte një version ndryshe, por edhe shumë interesant të stilistit të njohur.
Komplimentet dhe kritikat nga ndjekësit e tij të shumtë si gjithmonë nuk kanë munguar.
Në prill të këtij viti, ai dhe bashkëshortja e tij Edita, janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Bella. /Telegrafi/