Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është një prej kreatorëve më të përzgjedhur në vend.
Megjithatë puna e tij po del të jetë e pëlqyeshme edhe jashtë trojeve shqiptare, kështu të paktën ka bërë të ditur vet ai në deklaratën e fundit.
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Valdrini ka treguar se ka komunikuar edhe me yje të rangut botëror, si përshembull reperen e famshme, Cardi B.
Moderatori e pyet se si ka mundësi që ajo e ndjek në rrjetin social Instagram, dhe më pas stilisti nga Kosova nisi të tregojë mënyrën se si u njoh me të.
Sahiti tha se fillimisht Cardi kishte komentuar në faqen zyrtare të atelies, gjersa më pas kishte kërkuar nga stafi numrin personal të Valdrinit.
“Më pas më ka shkruar direkt në WhatsApp! ‘Ishte shaka apo e vërtetë’ – Pastaj kur fola me çunat dhe gocat në punë, më thanë: Ajo është Cardi”, dhe ishte shumë mirë te bisedoja me të”, ka thënë ndër të tjerash Valdrin Sahiti.
Kjo nuk është hera e parë që Valdrini ka komunikuar me një artiste me famë botërore, pasi kujtojmë që në fillim të këtij viti, ai u kujdes për veshjen e Bebe Rexhës në eventin e natës së ndërrimit të viteve, në New York. /Telegrafi/