Ministri i drejtësisë së Republikës së Maqedonisë, Valdet Xhaferi, për mediat ka theksuar se të arrestuarit në rastin e Kumanovës nuk keqtrajtohen në paraburgim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka thënë se personalisht i ka kontaktuar të gjithë udhëheqësit e burgjeve në Shkup, Prilep dhe Manastir, gjithashtu ka kontaktuar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve, dhe të gjithë palët kanë konfirmuar lajmin se këta të paraburgosur nuk janë keqtrajtuar në paraburgim./Telegrafi/