Valdet Kaçandolli është duke kryer përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që fillon me 27 prill. Kaçandolli me veturën e tij, tashmë është gati të sfidojë pistat e Evropës.
Suksese në paraqitjen e tij i ka uruar edhe kryeministri i i vendit, Albin Kurti, i cili thotë se Valdet Kaçandolli është një nga talentët e shquar të autosportit në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Ai përfaqëson klubin Prishtina Racing Team nga viti 1999 dhe ka arritur një numër të madh titujsh shtetërorë dhe ndërkombëtarë të njohur nga FIA. Në sezonin e garave të vitit 2022, shkroi historinë duke u bërë kampion në mesin e shteteve të Evropës Qendrore. Tani, është në ditët e fundit të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që fillon me 27 prill”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, kryeministri thotë se Kaçandolli me veturën e tij Suzuki Swift R+ është gati të sfidojë pistat ikonike të Evropës.
“I urojmë Valdetit fat dhe suksese në paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian. Përkushtimi i tij për autosportin është frymëzues”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/