Site icon Telegrafi

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Gjesti po vazhdon të krijoj situata të ndryshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

E një të tillë e pati së fundmi edhe me Valbona Mhillin, teksa ia mori kapelën e babait të saj të ndjerë.

Ndonëse banori nga Kosova e kishte vënë në kokë, ai i tha se nuk e mori për t’u tallur me të.

Foto: Screenshot/Instagram

Gazetarja shpërtheu duke thënë se me të babai i saj luftoi në Kosovë e në Shqipëri.

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother
Lexo po ashtu "Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

“Im atë ka luftuar edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. Ka shumë vlerë të madhe për mua dhe për kolegët e babait që punojnë me atë kapele”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ka luftuar për Kosovën e Shqipërinë kjo kapele, im atë. Shumë kolegë të babait tim e mbajnë me nder dhe sakrificë këtë kapele në kokë. Nuk ta lejoj të tallesh me kapelen e babait tim”.

Valbona më pas i thotë që të ketë respekt për mesazhin që mori në ‘Big Love’, ku thuhej: “Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version