Site icon Telegrafi

Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Jozefin Marku u largua ditën e sotme (e mërkurë) nga shtëpia pas deklaratës skandaloze ndaj Gjestit.

Ai e quajti ‘kopil shkine’ në një bisedë që kishin pas spektaklit të natës së kaluar.

Me këtë rast, Vëllai i Madh mori vendim që ta përjashtonte direkt nga gara e këtij formati.

Foto: Screenshot/YouTube

Me të dalë nga dera, ajo që u prek më së shumti ishte Valbona Mhilli, e cila e konsideronte mik të ngushtë.

Lexo po ashtu “Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

E njëjta u shtri në tokë te dera dhe po qante me dënesë pasi Jozi doli nga shtëpia.

Foto: Screenshot/YouTube

“A je i kënaqur”, iu drejtua Valbona – Gjestit.

Këngëtari pejan nga ana tjetër u përgjigj nuk e nxori ai, por Vëllai i Madh. /Telegrafi/

Exit mobile version