Gazetarja Valbona Mhilli ka debatuar sërish me Gjestin për rastin e babait të saj të ndjerë.
Kjo pasi banori nga Kosova ia mori kapelën e babait të tij të ndjerë, me të cilën konkurrentja tha se ka luftuar në Kosovë e Shqipëri.
E për këtë, ata kanë folur sërish duke i thënë Valbona që të ketë kujdes kur flet për familjen e saj.
Ajo në një moment i tha që të pastrojë gojën para se t’ia përshëndes familjen.
“Shko laje gojën para se të përshëndesësh familjen time”, u shpreh ajo.
Gjesti nga ana tjetër këto ditë është duke e ngacmuar Valbonën për shkak se i shndërroi në një banor të vetëm bashkë me Laertin.
Ai duket se do ta nxjerr nga vetja pasi do të eliminohej bashkë me të, në kuadër të avantazhit që kishte. /Telegrafi/