Telegrafi

Vala shtrinë rrjetin në nëntokën e Trepçës

Pas KEK-ut, Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe dhjetëra ndërmarrjeve tjera publike dhe private në vend, edhe minatorët e gjigandit metalurgjik “Trepça” tash e tutje do të përdorin shërbimet e Vala-s, përfshirë edhe internetin 4G.

Gjiganti i minierave dhe metalurgjisë në vend, ndërmarrja “Trepça”, i është bashkuar valës së kalimit të kompanive publike, bizneseve private dhe qytetarëve, në operatorin lider në treg,- PTKVala, pasi kjo e fundit ka hedhur në treg një gamë të gjerë të produkteve atraktive për qytetarët, bizneset, etj.

Mbi 1.500 minatorët e ndërmarrjes “Trepça” dhe stafi tjetër përcjellës, përfshirë edhe menaxhmentin, do të kenë në telefonat e tyre shërbimet më të reja të Vala-s, thirrje falas brenda grupit, internet 3G dhe 4G, etj, shërbime të cilat për momentin ofrohen në të gjithë Kosovën vetëm nga operatori publik Vala.

Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me ndërmarrjen “Trepça”.

“Javën e kaluar thashë se kisha një ndjesi të veçantë kur nënshkruam kontratën për përdorimin e shërbimeve të Vala-s nga ana e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së. Njëlloj po ndihem edhe sot që nënshkrova kontratë me ndërmarrjen “Trepça”. Të gjithë e dimë rëndësinë historike që ka luajtur ndërmarrja me minatorët e saj dhe ndikimin që pritet ta ketë në të ardhmen për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, nënshkrimi i kontratës mes dy kompanive paraqet një bashkëpunim mes dy gjigantëve të ekonomisë së Kosovës.

“Rëndësia e marrëveshjes bëhet më e madhe kur dihet fakti që të dy ndërmarrjet kanë qarkullim milionësh, punësojnë mijëra vetë dhe të dy kompanitë janë pronë e qytetarëve të Kosovës. Kjo i jep një dimension tjetër kësaj marrëveshje”, nënvizoi më tutje Mustafa, duke shtuar se minatorëve të “Trepçës” do t’i ofrohen shërbimet më të mira të mundshme, përfshirë edhe internetin e shpejtë 4G.

Synimet janë që brenda një kohe të shkurtër, Vala t’iu ofrojë të gjitha shërbimet edhe mintatorëve që punojnë mijëra metra në thellësi të nëntokës.

“Do ta shohim anën e sigurisë gjatë punimeve në thellësi të minierës në mënyrë që minatorët të kenë shërbime edhe nga galeritë e nëntokës. Bashkëpunimi me Vala-n nuk do të ndalet vetëm në ofrimin e shërbimeve të zërit, por do synohet që ky bashkëpunim të thellohet më shumë. Jemi dy kompani publike të Kosovës, të cilat në të ardhmen do të kënë një bashkëpunim të shkëlqyer”, tha Drejtori Menaxhues i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava.

PTK prej disa muajsh lansojë oferta të ndryshme dhe atraktive, pas një pauze disavjeçare si rrjedhojë e procesit të privatizimit dhe mungesës së investimeve që çuan kompaninë në ngecje.

PTK gjatë këtyre muajve ka lansuar oferta me çmime shumë konkuruese për konsumatorët, si produkti `Vera`, që mundëson bisedat dhe internetin e shpejtë nga bregdeti shqiptar me çmime si në Kosovë, paketën TRIP për të rinjtë, e cila ofron biseda pa limit për të rinjtë deri në moshën 27 vjec, Paketën Clasic që mundëson bisedat me 4.5 cent për minutë, etj, etj. /Telegrafi/