Vala Shasivari, artistja e njohur e thonjve, e cila është e shkolluar nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare në Zvicër dhe Belgjikë, së fundmi ka bërë të ditur për risitë në fushën e estetikës së thonjve.
Pas 17 viteve eksperiencë dhe përvojë si trajnere në akademinë e thonjve, ajo ka vendosur ta bëjë hapjen e qendrës së trajnimeve, ku do t’ua ofrojë mundësinë të gjithë të interesuarve që të trajnohen me teknikat më të avancuara dhe bashkëkohore dhe njëkohësisht të certifikohen për njohuritë e fituara.
Vala njëkohësisht lanson edhe linjën e saj të gellëve profesionalë për thonj.
Trajnimi, i cili kryhet nga vetë Vala, do të zgjatë plot 10 ditë pune përgjatë së cilave do të mësohet për:
– Higjienën e duarve dhe thonjve
– Manikyrin rus
– Manikyrin me xhel
– Riparimin e thonjve të dëmtuar
– Zgjatja me shabllona (xhel)
– Punimi me xhel Polly
– Punimi me xhel llak
– Sistemi “french”
– Pedikyrin
Që përfitimi i njohurive të jetë sa më i lehtë për nxënësit, në kuadër të trajnimit do të dhurohet edhe “Training Kit”, i cili do të përfshijë:
– Base xhel
– Builder xhel
– Ngjyra e bardhë
– Ngjyra e kuqe
– Top coat
– Top coat Matt
– Primer
– Shpatull
– Xhel Polly
– Solucion për Xhel Polly
– Brusha profesionale
– Një gotë e vogël
– Limë e dorës
– Shabllonë
– Një bllok
– Vaji për kutikula
Kjo është një prej risive më të mirëpritura në tregun kosovar, pasi që më në fund të gjithë personat e interesuar do të kenë mundësi që të fillojnë karrierë apo t’i përforcojnë shkathtësitë e tyre përmes metodave teorike dhe praktike.
Për më shumë informacione rreth Vala Shasivari Academy apo linjës së re të produkteve, kontaktoni në:
Instagram: vala.shasivari
Nr. Tel: +383 44 610 785 ose +383 49 202 988
E-mail: valashasivari@gmail.com