Telegrafi

Vala me oferta speciale për pushimet në Shqipëri

Operatori publik Vala, nga e hëna ka filluar me ofrimin e dy pako për të gjitha kosovarët që kanë planifikuar t’i kalojnë pushimet në bregdetit e Shqipërisë.

Kryeshefi i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa ka thënë se në pakon prej 8.99 eurove qytetarët mund të pajisen me një pako që ofron minuta, sms dhe megabajt për ata që kalojnë pushimet në Shqipëri.

“Pako e parë, që quhet “Vera 1”, është një produkt atraktiv që kushton 8.99 euro. Kjo pako ka validitet prej 15 ditësh në të cilën janë të përfshirë 60 minuta bisedë nga Shqipëria në Kosovë dhe disa SMS, si dhe 4 GB internet 3G që ofrohen nga Eagel Mobile në Shqipëri”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq pakoja e dytë sipas tij, është 4.44 euro, në të cilën përfshihen 30 minuta, sms dhe megabajt internet. “Nga data 1 qershor ka filluar funksionimi pa asnjë problem produkti për sezonin veror fal bashkëpunimit me operatorin Eagel Mobile. Pushimet këtë vit do të kalohen më lehtë dhe më lirë me shërbimet e Valës”, ka thënë Agron Mustafa.

Ulja drastike e çmimit të komunikimit, ai tha se është arrit fal bashkëpunimit që kanë ndërtuar me operatorët telefonikë të Shqipërisë. “Në çmimet normale 60 minuta bisedë nga Shqipëria përmes operatorit Vala kanë pasur një kosto prej 44 euro. Ndërsa tani flasim për 60 minuta për 8.99 euro”, ka theksoi Mustafa.

E kur të shpenzohen minutat e pakos, Mustafa ka thënë se çdo minutë bisedë përtej 60 minutave është vetëm 10 centë për minutë.