Turistet që pozonin në një bregdet në Lembongan të Balit, u përfshinë prej një vale masive që i ktheu sërish në det.
Derisa miqtë e tyre qëndronin në një zonë më të sigurt, ato u rrëzuar dhe u tërhoqën zvarrë nëpër shkëmbinj, transmeton Telegrafi.
“Vazhdo ta mbash kamerën, është një valë edhe më e madhe që po afrohet” ka qenë një koment, për ngjarjen e pazakontë.
Kjo ndodhi në një hapësirë, ku nuk rekomandohet të bëhen fotografi, kur deti është i trazuar.
Megjithatë, nuk raportohet se turistet kanë pësuar ndonjë lëndim të konsiderueshëm. /Telegrafi/