Site icon Telegrafi

Vala hedh në treg superpakon 4 n’1: TV, Internet, Telefoni mobile e fikse ofrohen bashkë

Telekomi i Kosovës, Vala ka vendosur të hyjë fuqishëm në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit, duke ofruar për qytetarët e vendit një superpako të shërbimeve të përbashkëta, pako e cila përmban shërbime të telefonisë fikse, mobile, televizionit dhe internetit bashkë.

Bëhet fjalë për pakon më të kompletuar që është lansuar deri më tani në tregun e Kosovës apo regjion, e cila merr parasysh kërkesat dhe pëlqimet e konsumatorëve, sasinë dhe kualitetin e kërkuar, shpejtësinë në rastin e internetit dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Saktësisht, Pako do të quhet 4 n’ 1, sepse përmban 4 shërbime të integruara në një pako.

Kjo pako revolucionare për tregun e Kosovës, do të vijë me tre variante.

Pako bazë, do të përmbajë instalimin e një numri fiks me mundësinë për të folur pa u kufizuar më të gjithë numrat fiks në Kosovës, internet me shpejtësinë 80 megabit për sekondë, shpejtësi, e cila është revolucionare dhe rreth 15 herë më e shpejtë se Wi-fi normal, IPTV me mbi 80 kanale dhe 4 numra të telefonisë mobile për komunikim të pakufizuar mes anëtarëve të familjes që shfrytëzon pakon.

“Pas një studimi të tregut të telekomunikacionit, kemi ardhur në përfundim se në vendin tonë mungojnë pakot e integruara të cilat përmbajnë të gjitha llojet e komunikimit që njihen nga publiku si telefonia mobile, fikse, interneti. Ndaj, kemi vendosur që t’i bashkojmë të gjitha brenda një pakoje dhe t’ia ofrojmë publikut me kualitetin më të madh që ekziston në bazë të mundësive teknike që kemi në dispozicion. Gjithashtu, jemi munduar të ofrojmë një çmim sa më të pranueshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, nëse këto shërbime do të bliheshin veçmas në treg, ato do të kushtonin minimum 60 për qind më shtrenjtë.

“Jemi përballë ndryshimeve të mëdha teknologjike në çdo sektor, përfshirë edhe industrinë e komunikimit. Ky është vetëm fillimi. Nën këtë trysni të madhe dhe me ndryshime të shpejta, ne si Telekomi i Kosovës, kemi menduar se duhet të jemi avangardë e këtyre ndryshimeve në vendin tonë. Pakoja që po lansohet në treg dhe e cila do të jetë e disponueshme brenda disa ditësh për konsumatorët, do të jetë vetëm fillimi i kësaj rruge të gjatë të përshtatjes me trendet e komunikimit dhe teknologjinë me gjigantët botërorë”, pohoi më tutje Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Pakoja 4 n’1, e cila do të vijë në tre variante, do të jetë e disponueshme për t’u blerë nga qytetarët brenda pak ditësh, në të gjithë pikat e Telekomit të Kosovës, Postës së Kosovës, etj.

Pakot e Vala-s do të jenë më kualitative dhe më të lira se pakot ekzistuese që ofrohen nga konkurrentët.

Exit mobile version