Telegrafi

VALA fuqizon regjionet

Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, ka thënë se është ndier i “tmerruar” pas vizitës që ka bërë degëve të PTK-së në Pejë, Gjakovë e Deçan.

Sipas tij, këto degë janë harruar nga qendra me investime dhe përkrahje, ndërsa nuk janë vizituar asnjëherë nga asnjë drejtor menaxhues i PTK-së.

Mustafa ka kërkuar mbështetjen e punëtorëve për kthimin dhe shtimin e vlerës se PTK-së.

Lexojeni postimin origjinal të tij në rrjetin Facebook.

“Punetoret ne Gjakove u ndien te privilegjuar qe pas 15 vitesh, per here te pare i vizitoi Drejtori Menaxhues i PTKse…e tmerrshme!!!

Te gjitha pikat e PTKse ne kete regjion te harruara. Ne Peje vizita e fundit nga nje Drejtor Menaxhues ishte ne 2006!!” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/