Site icon Telegrafi

Vala e të nxehtit në SHBA, temperatura deri në 54 gradë Celsius në Kaliforni

Rekordet e temperaturës mund të thyhen në 38 qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Las Vegas mund të thyhet një rekord prej 47.2 gradë Celsius, paralajmërojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Në pjesën jugperëndimore të SHBA-ve, qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarret në periferi të Los Angeles-it.

Temperatura në Death Valley, Kaliforni, ka arritur në 53.9 gradë Celsius dje, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Rrugët e mbushura normalisht të Las Vegasit janë dukshëm më të zbrazëta se zakonisht, me roje sigurie që ruajnë shatërvanët e hoteleve luksoze për të parandaluar njerëzit që të hidhen në to për t’u freskuar.

Në Arizona, temperaturat kanë lëvizur mbi 43 gradë Celsius për 17 ditë. Klinikat mobile raportojnë se trajtojnë të pastrehët që vuajnë nga djegiet e shkallës së tretë.

Ndërtesat publike në disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadës janë kthyer në “qendra ftohjeje”, ku njerëzit mund të shpëtojnë nga vapa. /Telegrafi/

 

Exit mobile version