Site icon Telegrafi

Vala e dytë e coronavirusit mund të mos e godet Britaninë deri në pranverën e 2021

Vala e dytë e coronavirusit mund të mos e godet Britaninë e Madhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm, ku dukshëm mund të kontribuoj dimri i sivjetmë me një “mini-karantinë”, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Temperaturat e ulëta mund t’i mbajnë qytetarët e mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, ku dorezat dhe shalli do të ndihmojnë në parandalimin e mëtejmë të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ky paralajmërim vjen në kohën kur në Britani të Madhe janë shënuar vetëm dje 2.988 raste të reja, që po cilësohet si përqindja më e madhe që nga 23 maji – 15 javë më parë.

Por pavarësisht se ka rënë përqindja e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, shumë persona po vazhdojnë ta pësojnë me jetë nga ky infeksion.

Shkencëtarët pretendojnë se Britania ende nuk ka hyrë në valën e dytë të coronavirusit, dhe shpresojnë që të mos ndodh një i përmasave të vdekjeve siç ishte gjatë periudhës prill-maj. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version