Site icon Telegrafi

Vala e detit e nxjerr jashtë ujit fokën gjigante, përfundon në qytetin kilian – qytetarët e ndihmojnë të kthehet në det

Një fokë me madhësi të një veturë të vogël e kishte nxjerrë vala e detit në një qytet në Kili, e cila pas disa tentimeve që të kthehet në ujë – qytetarët e ndihmojnë pasi e kuptojnë se kishte humbur rrugën.

Kjo krijesë gjigante bëri “shëtitje” nëpër një lagje të banuar në Puerto Cisnes, ku banorët e habitur e shikonin dhe nuk e dinin se si kishte përfunduar në rrugë, transmeton Telegrafi.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia dhe ekipet e specializuara për këtë krijesë det, e ndihmuan që të rikthehet në ujë – ku me ndihmën e një transparenti me të cilin e kishte rrethuar mundoheshin t’ia bëjnë me dije se vetëm përpara duhet të lëvizë.

Manuel Novoa, prezantues në një radio lokale që njëherit ishte autor i videos, ka komentuar këtë moment duke thënë: “Shikoni masën e qytetarëve që e ndihmojnë fokën të kthehet në ujë”. /Telegrafi/

Exit mobile version