Telegrafi

Vaksinohet edhe këngëtarja Arilena Ara

Foto: Arilena/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka treguar se është vaksinuar kundër virusit COVID-19.

Ajo ka publikuar në InsatStory një fotografi, ku shihet në momentin e marrjes së injeksionit.

Imazhi i publikuar është shoqëruar edhe me një mesazh ndërgjegjësimi, për të bërë t’iu bërë thirrje të gjithë ndjekësve të saj që të vaksinohen sa më parë.

Foto: Arilena Ara/InstaStory

“E sapo vaksinuar”, shkroi Arilena në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Arilena përndryshe është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri në ardhje, “Pop Art”, i cili do të jetë së shpejti në duart e publikut.

Deri më tani ajo ka publikuar disa prej këngëve të albumit si “Aligator” dhe “Murderer” (bashkëpunim me Noizyn), teksa në radhë është bashkëpunimi i ri me Dafina Zeqirin. /Telegrafi/