Kontingjenti i parë i vaksinës kundër coronavirusit nga Pfizer dhe BioNtech ka mbërritur në Britani të Madhe, shkruan BBC.
Vaksinat janë dërguar në një depo në lokacion të panjohur për opinionin, nga ku do t’iu shpërndahen spitaleve dhe qendrave të vaksinimit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.
Britania të mërkurën ka miratuar këtë vaksinë ku deri më tani i ka porositur 40 milionë doza, që do të jenë të mjaftueshme për vaksinimin e 20 milionë njerëzve.
Ato janë prodhuar në Belgjikë, kurse në Britani kanë mbërritur përmes tunelit hekurudhor të La Manshit. /Telegrafi/