Telegrafi

Vaksina-turizmi për të pasurit ofron udhëtime me aeroplanë privatë, pushuesve u japin vaksina dhe i akomodojnë në vila luksoze në Dubai apo Florida

Në treg është shfaqur oferta e re e një agjencie turistike për të pasurit, kurse “pakoja” nënkupton edhe vaksinimin kundër COVID-19.

Sipas të përditshmes italiane La Republica, klientëve u ofrohet fluturimi me aeroplanë privatë, vaksinimi, tri javë pushime në hotelet luksoze apo vilat në Indi, Dubai dhe Florida, e më pas doza e dytë e vaksinës dhe rikthimi në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Aktualisht këto aranzhmane super luksoze turistike i ofron agjencia angleze “Nightbridge” me një çmim prej 45 mijë eurove.

Agjencia ofron pakon për vetëm për anëtarët e saj, që brenda një viti paguajnë për anëtarësim shumën prej 28 mijë eurove, e deri më tani kjo vaksinë-turizëm është rezervuar vetëm për anëtarët mbi moshën 65-vjeç.

Gazetarët kanë kontaktuar agjencinë për të mësuar se si është e mundur që personat privatisht të vaksinohen në vendet – destinacionet ku ekzistojnë rregullat që ilaçin mund ta marrin vetëm shtetasit – dhe se si është e mundur që ta sigurojnë privatisht vaksinën, kur ilaçi nuk po është i disponueshëm për shtete të caktuara.

Agjencia turistike ka refuzuar të ofroj përgjigje. Në anën tjetër e përditshmja italiane qysh në dhjetor pati raportuar se Pfizer ka konfirmuar se po mendon shitjen e ilaçin edhe kompanive private. /Telegrafi/