Site icon Telegrafi

Vaksina Pfizer-it mund të marrë miratimin këtë javë në Britani të Madhe, më shpejt se në SHBA

Britania e Madhe mund të japë miratimin rregullator të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer-BioNTech këtë javë, madje edhe para se Shtetet e Bashkuara ta autorizojnë atë, njoftoi të dielën The Telegraph.

Duke cituar burime qeveritare, ajo tha se rregullatorët britanikë ishin gati të fillonin një vlerësim zyrtar të vaksinës, të bërë nga Pfizer Inc dhe BioNTech SE dhe se Shërbimit Kombëtar të Shëndetit u ishte thënë që të ishte gati ta administronte atë deri më 1 dhjetor, raporton reuters.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të Premten se do të takohej në 10 dhjetor për të diskutuar nëse do të autorizonte vaksinën, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asnjë koment të dielën se kur do të administroheshin vaksinat e para.

Një zëdhënës tha se procesi i autorizimit nga rregullatori mjekësor Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) është e pavarur nga qeveria dhe do të zgjasë për aq kohë sa ata kanë nevojë për të rishikuar të dhënat përfundimtare nga Pfizer.

Lexo po ashtu Drejtori i Pfizer: Kjo është një ditë historike - kjo kompani ka kërkuar miratimin urgjent të vaksinave në të gjithë botën

“Një sasi e madhe planifikimi ka ndodhur për të siguruar që shërbimi ynë shëndetësor të jetë gati për të hedhur një vaksinë COVID-19”, shtoi zëdhënësi.

Britania zyrtarisht i kërkoi rregullatorit të saj mjekësor, MHRA, javën e kaluar për të vlerësuar përshtatshmërinë e vaksinës Pfizer-BioNTech.

Lexo po ashtu Fauci thotë se nuk do të hezitojë të marrë vaksinën kundër COVID-19

Britania ka urdhëruar 40 milionë doza dhe pret që të ketë 10 milionë doza, të mjaftueshme për të mbrojtur 5 milionë njerëz, të disponueshme deri në fund të vitit nëse rregullatorët e aprovojnë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version