Site icon Telegrafi

Vaksina e Oksfordit kundër coronavirusit, dërgohet tek rregullatori për vlerësim në Britani të Madhe

Qeveria britanike i ka kërkuar rregullatorit të vlerësojë vaksinën e coronavirusit të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Astra Zeneca.

Kjo referencë në Agjencinë Rregullative të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), “shënoi hapin e parë të rëndësishëm drejt aprovimit të vaksinës”, tha qeveria.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet në Britani të Madhe i kanë porositur tashmë 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit.

Kërkesa e fundit e qeverisë adresuar MHRA-s vjen një javë pasi rregullatorit iu kërkua edhe të vlerësojë vaksinën Pfizer-BioNTech.

“Ne i kemi kërkuar zyrtarisht rregullatorit për të vlerësuar vaksinën e Oksfordit, për të kuptuar të dhënat si dhe për të parë nëse vaksina plotëson standardet rigoroze të sigurisë”, u shpreh Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock. /Telegrafi/

Exit mobile version