Site icon Telegrafi

Vaksina e Moderna mbërrin në Nju Jork, policët do të fillojnë të vaksinojë zyrtarët e saj – gjithçka do të bëhet në baza vullnetare

Policia e Nju Jorkut do të fillojë të vaksinojë zyrtarët e saj brenda dy javëve, dhe gjithçka do të bëhet në baza vullnetare, shkruan New York Post.

Policia do të krijoj tri “punkte” ku mund të vaksinohen në Nju Jork, e atyre do t’ju ofrohet vaksina e Moderna duke filluar nga 29 dhjetori, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët policorë hyjnë në grupin e parë të qytetarëve që do të vaksinohen në Nju Jork, kurse për ta janë siguruar mbi 500 mijë doza.

Komandanti i policisë në Nju Jork, Dermot Shea, ka thënë se vaksinimi do të bëhet në baza vullnetare, “ngjashëm sikurse vaksinimi kundër gripit sezonal”.

Kohë më parë ishte kërkuar që vaksinimi i policëve  në Nju Jork të mos jetë i obligueshëm, e pikërisht për këtë do të bëhet në baza vullnetare. /Telegrafi/

Exit mobile version