Fotografitë e publikuara së fundmi të Clementine Vaughn – vajzës së Claudia Schiffer – kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme për shkak të ngjashmërisë me modelen e njohur.
Në imazhet e postuara në Instagram, 18-vjeçarja shfaqet duke pozuar me një korse të zezë dhe një fund me një të çarë deri në kofshë.
Ashtu si nëna e saj, edhe vajza ka flokë bionde me shkëlqim dhe sy të kaltër dhe shumë fansa e kanë quajtur binjake të Claudias, duke pasur parasysh se sa më shumë rritet, aq më shumë i ngjan asaj.
Clementine është vajza e Schiffer me regjisorin Matthew Vaughn. Çifti që jeton në Angli ka edhe dy fëmijë të tjerë, Caspar (20 vjeçar) dhe Cosima (13 vjeçare).
Në një ese për The Guardian, Claudia kishte treguar se vajzat e saj e kanë trashëguar dashurinë për modën.
Schiffer, e cila ka lindur në Gjermani, u bë e famshme gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe është pjesë e një grupi kulti të supermodeleve që shënuan periudhën së bashku me Linda Evangelista, Christy Turlington, Cindy Craëford e Naomi Campbell. /Telegrafi/