Site icon Telegrafi

Vajzat e Albërie Hadërgjonajt publikojnë fotografi provokuese nga dhoma e hotelit në Turqi

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë e përfolur për këngët dhe paraqitjet e saj atraktive, përkundrejt moshës që ka.

Jo më pak vëmendje gjithmonë kanë rrëmbyer edhe dy vajzat e saj: Agnesa dhe Anxhelina Hadërgjonaj.

Kjo e fundit ashtu si mamaja e saj zgjodhi muzikës si profesion, ndonëse ka vite që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Albërie Hadërgjonaj me vajzat e saj: Anxhelinën dhe Agnesën (Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram)

Sidoqoftë, Anxhelina është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave i mban të azhurnuar fansat me të rejat nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur 26-vjeçarja ndan me ndjekësit ndonjë fotografi provokuese, duke vënë në pah linjat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Një gjë të tillë e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ku është shfaqur mjaft provokuese teksa fotografohej nga mbrapa në dhomën e një hoteli në Stamboll të Turqisë.

Teksa rrëmben vëmendjen me të pasmet e saj në këtë fotografi, motra e madhe e Anxhelinës, Agnesa, mund të shihet gjithashtu duke shijuar një vaskë me shkumë.

“Duke u bërë gati për një natë jashtë me vajzat”, shkroi Hadërgjonaj në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version